Ekipi shtetëror koordinohet në Shqipëri për dialogun me Serbinë

Ekipi shtetëror koordinohet në Shqipëri për dialogun me Serbinë

Fitim Gashi 07 janar 2019 08:00

Tirana është vendtakimi i parë jashtë vendit i Delegacionit shtetëror që për mandat ka negocimin dhe arritjen e marrëveshjeve gjatë procesit të dialogut me Serbinë, në konsultim me institucionet kushtetuese të Kosovës.

Fatmir Limaj është bashkëkryesues i Delegacionit nga Qeveria, ndërsa Shpend Ahmeti si përfaqësues i partisë së vetme opozitare, PSD.

Me të parin, gazeta Koha Ditore nuk ka arritur të vërë kontakt, ndërkaq nga partia e Ahmetit kanë konfirmuar mbajtjen e takimit, duke mos zbardhur më shumë nga ato që janë diskutuar.

“Ka qenë takim pune. Për më shumë do të mësoni gjatë javës nga Ekipi”, ka deklaruar shkurt zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi. Ajo ka thënë se nuk e di pse kanë zgjedhur Shqipërinë si vendtakim.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Qeveria i mori 300 mijë euro nga rezervat shtetërore për t’ia ndarë Ekipit për dialog...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme