Arbëri

Ahmeti: Pa LDK-në e VV-në, s’mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë

Ahmeti: Pa LDK-në e VV-në, s’mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se në Bruksel do të flasin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, dhe se, pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pa Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë.

Ahmeti, kryetar i Partisë Socialdemokrate, tha se shkuarja në Bruksel më 8 janar ka për qëllim dakordimin e hapave të radhës drejt arritjes së marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.