Arbëri

Kërkohet të ndryshohet Rregullorja për të ardhura personale e UP-së

Kërkohet të ndryshohet Rregullorja për të ardhura personale e UP-së
 

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po i kërkohet që të ndryshojë Rregulloren për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksionet, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një kërkesë të tillë e ka dorëzuar ditë më parë në Rektorat profesori i UP-së, Shukri Klinaku, me pretendimin se me këtë rregullore shpërndahen jashtëligjshëm të hollat e buxhetit të UP-së, sidomos me nenet 9 dhe 13 të saj.