Arbëri

Ku mbetën premtimet e Avni Arifit

Foto: Koha

Vetëm një premtim, dhe ai as për gjysmë, është realizuar nga të gjitha premtimet që kishte dhënë në profilin e vet të Facebookut shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Avni Arifi, pak para fillimit të gjysmës së këtij viti, transmeton Koha.net.

Më 14 dhjetor të këtij viti janë miratuar tri ligje që i hapin rrugën e transformimit të Ushtrisë, një periudhë që duket se do të zgjasë me vite.

Të tjerat mbetën vetëm premtime dhe dëshira të Arifit.

Image

Më 2 qershor të këtij viti, Arifi kishte thënë dhe kishte shkruar:

- Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE

- Sivjet: Kosova do të krijojë forcën e vet të armatosur

- Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit

- Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi

Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

Sot është dita e fundit e këtij viti. Ku mbeten premtimet e tij?