Arbëri

Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme

Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme
Foto: Koha / Ilustrim

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.