Arbëri

Engel, letër sekretarit Pompeo: Serbisë të mos i lejohet anëtarësimi në BE pa i dënuar kriminelët e luftës në Kosovë

Engel, letër sekretarit Pompeo: Serbisë të mos i lejohet anëtarësimi në BE pa i dënuar kriminelët e luftës në Kosovë

Ligjvënësi Eliot L. Engel, i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që ta shndërrojë drejtësinë për viktimat e luftës së Kosovës, në element qendror të angazhimit dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Serbinë.

Në një letër dërguar Sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, Engel thekson se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të ecë përpara derisa kriminelët serbë të luftës nuk mbahen përgjegjës.