Me 5 mijë euro gjobë është dënuar Radiotelevizioni i Kosovës, nga Komisioni i Pavarur për Media.
KPM-ja ka konstatuar se Televizioni Publik ka bërë shkelje të të drejtave individuale sipas Kodit të etikës, pasi ka publikuar të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të Gani Gecit.
Avokati i Gecit, Nasuf Hasani, ka thënë se ky vendim është i drejtë, pasi sipas tij, RTK-ja ka publikuar raporte personale në lidhje me gjendjen e tij psikike, pa lejen e tij, raporton KTV.
Hasani ka shtuar se pas ankesës që kanë bërë në KPM, ata do të padisin televizionin dhe do të kërkojnë kompensim të dëmit pasi është dëmtuar klienti i tij.
Në vendimin e KPM-së, thuhet se bazuar në Kodin e etikës, komisioni ka gjetur se RTK-ja ka publikuar të dhëna të ndjeshme, përkatësisht pjesë të raportit mjekësor të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të siguruar nga gjykatat kosovare, rreth gjendjes psikiatrike shëndetësore të palës ankuese.
Bazuar në vendimin e KPM-së, RTK-ja ka të drejtë ankese brenda afatit 30 ditor, porse ankesa duhet të përcillet me dokumente ose dëshmi, në të kundërtën thuhet se nuk do të merren parasysh.
Edhe
RTK-ja gjobitet me 2 mijë euro gjobë nga Inspektorati i Punës
Në ndërkohë është përgjigjur në interesimin e Kohavisionit, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala.
“RTK sot e ka marrë një vendim të KPM-së për këtë rast dhe zyra ligjore është duke e shqyrtuar mundësinë për ankesë në Bordin e Ankesave të KPM-së”, ka thënë Shala.
-
Sindikata: Inspektorati ka gjobitur RTK-në me 2 mijë euro
-
Sindikata e Punëtorëve: Inspektorati i Punës ka dënuar RTK-në dhe Ahmetxhekajn me 5400 euro
-
RTK-ja dënohet me 3 mijë euro gjobë për degradimin e kryesindikalistit
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja