Arbëri

Nesër ceremoni komemorative për policin Izet Demaj

Nesër ceremoni komemorative për policin Izet Demaj

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër do të ketë jnë ceremoni komemorative për policin Izet Demaj, që u vra dje në Istog në krye të detyrës.

Demaj u vra gjatë parandalimit të plaçkitjes në një bankë në Istog, me ç’rast është vrarë edhe grabitësi e janë arrestuar dy të tjerë, transmeton Koha.net.