Arbëri

KMDLNJ sërish kërkon shkarkimin e Pacollit dhe të të gjithë ministrave serbë

KMDLNJ sërish kërkon shkarkimin e Pacollit dhe të të gjithë ministrave serbë
Foto: Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut [KMDLNJ], përmes një reagimi dërguar mediave, ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli si dhe ka kërkuar shkarkimin e ministrave serbë të Qeverisë.

Veç kësaj kërkese, KMDLNJ kërkon edhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës ku kryetarët serbë të të cilave dhanë dorëheqje pas vendosjes së masave doganore prej 100% ndaj mallrave serbe.