Arbëri

LDK-ja e VV-ja i tregojnë BE-së se Ekipi i Unitetit për dialog s’ka unitet

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë dorëzuar Zyrës së BE-së në Kosovë një letër të përbashkët të hartuar nga dy shefat e Grupeve Parlamentare, Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca në lidhje me zhvillimet lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Letra, sipas një postimi në Facebook të VV-së, i drejtohet Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, dhe Komisionerit Johannes Hahn.