Arbëri

Pompeo telefonon Bushatin për dëbimin e diplomatëve iranianë

Pompeo telefonon Bushatin për dëbimin e diplomatëve iranianë
Foto: Wall Street Journal

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i telefonoi mbrëmjen e së premtes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati “për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy funksionarëve iranianë, mes të cilëve dhe ambasadorin e Iranit, në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani, për të realizuar një sulm terrorist në Shqipëri”, njoftoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Paladino.

LEXO EDHE: SHBA përgëzon Shqipërinë për dëbimin e dy diplomatëve iranianë