Arbëri

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare, pritje të gjata edhe në kufirin Kroaci-Serbi

Deri në 1 orë e gjysmë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë në vendkalimin kufitar në Merdarë.

Në prag të festave të fundvitit pritjet e gjata janë konfirmuar edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Image

Për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 5 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare hyrjet dhe daljet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, një lexues i portalit Koha.net ka treguar se po u duhet të presin gjatë edhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Mbrëmë, Koha.net ka raportuar se duhen 3 deri në 3 orë e 20 minuta pritje në Merdare për të hyrë në Kosovë.