Arbëri

Prokurorja Hajdari e cilëson të padenjë gjyqtarin Hoti për të gjykuar rastin “Pronto”

Prokurorja speciale, Drita Hajdari, nuk e dëshiron gjyqtarin Shashivar Hoti në trupin gjykues në rastin “Pronto”. Pasi asaj i është refuzuar kërkesa për përjashtimin e Hotit nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Hajdari është ankuar në Zyrën e prokurorit disiplinor, shkruan sot Koha Ditore.

Për procedurën e re u bë e ditur të premten ndërsa mbahej seanca e dytë e gjykimit të këtij rasti. Arsyetimi i Hajdarajt është se Hoti ka shkelur etikën e gjykatësit.

“Kam përgatitur një kërkesë për shtyrje të seancës pasi kam paraqitur kërkesë për inicimin për hetim disiplinor në Zyrën e prokurorit disiplinor, për shkak të shkeljes së etikës si gjyqtar, dhe në një situatë të tillë nuk është e mundur dhe etike të vendoset në këtë proces derisa të vendoset për këtë ose deri të caktohet një gjyqtar tjetër siç kam kërkuar nga kryetarja e gjykatës”, ka thënë prokurorja Hajdari.

Më gjerësisht mund të lexoni në gazetën Koha Ditore