Arbëri

Paga e kirurgëve sa e shoferëve të ministrave

Foto: Koha / ilustrim

Për sa kohë që pagat janë të ngjashme me të shoferëve dhe asistentëve të ministrave, janë sa gjysma e pagës së këshilltarëve të lartë politikë dhe janë sa një e pesta e pagës së kryeministrit dhe shefave të disa institucioneve publike, kirurgët e klinikave të QKUK-së kanë thënë se do të vazhdojnë grevën, e cila të premten ka shënuar ditën e pestë. Greva të premten ka marrë mbështetjen edhe të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.

Kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së ka marrë vendim që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagave, ka bërë të ditur Arbër Morina, kirurg në Klinikën Abdominale, në një prononcim për gazetën.

“Që prej ditës së hënë kemi filluar me grevë. Kërkesa jonë e vetme është rritja e pagës. Këtë vendim e kemi marrë i gjithë kolegjiumi i kirurgëve”, ka deklaruar ai.

Më gjerësisht lexoni në gazetën Koha Ditore