Arbëri

LDK-ja refuzon ftesën e Veselit për Dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për diskutime rreth Dialogut.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni qeveritar më herët nuk ka pranuar të zgjidh ngërçin për çështjen e dialogut.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Veseli dhe Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi politike për të udhëhequr me vendin/SH.B.