Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas Haradinajt, ekipi negociator takon kryeparlamentarin Veseli

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, bashkë më Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, pas kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë takuar sot edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli, përcjell KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së djeshme ekipi negociator, i përbërë nga 6 anëtarë të koalicionit qeverisës, 4 anëtarë të opozitës dhe një përfaqësues nga shoqëria civile, ka mbajtur takimin e parë pas mandatimit nga Kuvendi të shtunën që lëmë pas.