Arbëri

Sot, konferencë për legalizimin e armëve

Sot mbahet konferenca për procesin e legalizimit të armëve, ku dhe do të njoftohet publiku lidhur me fushatën për legalizim të armëve.

Konferenca mbahet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, njëherit zëvendësministri Izmi Zeka, si dhe Alessandra Roccasalvo, u.d. e Përfaqësueses së përhershme në UNDP.

Fushata për legalizim të armëve mbështetet nga misioni i UNDP-së në Kosovë, në partneritet me Qeverinë gjermane (Zyrën për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.