Meridian Express fiton çmimin “Punëdhënës i Vitit”

Meridian Express fiton çmimin “Punëdhënës i Vitit”

19 December 2018 18:57

Oda Ekonomike e Kosovës në natën e mbrëmshme ka organizuar një Gala Mbrëmje në të cilën ka shpallur Meridian Express si “Punëdhënës të Vitit 2018”.

Ky çmim është mirënjohje për Meridian Express dhe punën që ka bërë për të stimuluar një ambient përkrahës dhe përkushtues për mirëqenien e punonjësve të kompanisë duke rezultuar në nivele të larta të kënaqësisë së stafit. Gjatë këtij viti Meridian Expess krijoi vende të reja të punës ku numri i të punësuarve arriti mbi 500.

Image

Kjo mbrëmje poashtu ka pasur për qëllim edhe mbështetjen e organizatës Down Syndrome Kosova me mjete të cilat janë mbledhur gjatë kësaj darke. Meridian Express ka qenë poashtu një ndër kompanitë që kanë mbështetur organizatën, duke pasur parasysh përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë në mbështetje të çështjeve për lartësimin e shoqërisë.

Meridian Express është rrjet i dyqaneve i cili me moton “n’derë t’shtëpisë,” është njëri nga rrjetet më të suksesshme në Kosovë.

*Artikull i Sponsorizuar

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme