Surroi ka vetëm një kusht për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator

- 21:24Surroi ka vetëm një kusht për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator
- 21:21Surroi thotë se Ekipit Negociator i mungon strukturimi
- 21:11Surroi e sheh si hap të ngutshëm draftin e Haradinajt për dialogun
- 20:49Surroi: Rezoluta për dialogun është e paqartë për Mogherinin dhe Hahnin
- 20:49Surroi tregon se cili ishte qëllimi i takimit me liderë partiakë
- 20:27Surroi: Puna e Kosovës me fusnotë nuk është dashur të ndodhë fare
Surroi ka vetëm një kusht për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator
Vetëm konsensusi i plotë i spektrit politik në vend, do ta bindte Veton Surroin që të pranojë ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.
Tash për tash, Surroi sqaroi në Rubikon të KTV-së se po angazhohet për aq sa mundet në këtë proces. Iniciativa e PSD-së për bashkim në Ekipin Negociator, sipas tij, mund të jetë një hap para ose prapa në proces.
“Në fazën në të cilën jam, në ndihmën që mund të jap është vetëm në këtë, të krijimit të një analize të gjendjes dhe të formulimit të parimeve negociatore dhe e dyta nuk mund të jem pjesë e një procesi i cili nuk është konsensual. Pra duhet të krijohet konsensusi në shoqëri dhe pastaj mund të bëhem edhe pjesëmarrës në cilindo fazë, edhe kështu si jam me aq sa mund të ndihmoj”.
“Hapi i parë i konsensusit në shoqërinë tonë është nëse krijojmë parimet tona negociatore. Nuk mund të zhvillohet një proces negociator nëse nuk e dimë me çfarë parimesh do të udhëhiqemi, me cilat parime të ftohemi dhe cilat parime do t’i pranoj Serbia për të marrë pjesë në këtë proces negociator”.
Surroi thotë se Ekipit Negociator i mungon strukturimi
“Është si te vallëzimi, ti mund ta kesh dëshirën më të madhe edhe të mendosh që je vallëzuesi më i mirë, si puna ime por nuk i di hapat”, e përshkroi kështu publicisti Veton Surroi strukturën e Ekipit Negociator të votuar në Kuvendin e Kosovës.
“E kur nuk i di hapat, atëherë mbetet në dëshirë, në projeksion dhe nuk mbetet në realizim. Këtu ende nuk i kemi përcaktuar hapat”.
Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se këtij delegacioni i mungon strukturimi.
“Grupi më i ndritur i njerëzve mund të jetë në krye të këtyre procese por nevojitet një strukturim. Ky strukturim. “Një përpjekje padyshim e PSD-së qoftë për shkak të interesave partiake, qoftë për shkak të vizionit të vet që të bëjë një hap të tillë. Ky hap ka lënë prapa LDK-në e VV-në për arsye që mund të elaborohen më tutje dhe nga ana tjetër nuk është spastruar ende relacioni i Ekipit Negociator. Ende jemi në gjysmë të rrugës për krijimin e konsensusit. Hapat ndonjëherë shkojnë përpara, ndonjëherë prapa”, ka thënë Surroi.
Ekipi negociator do të përbëhet nga Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
Surroi e sheh si hap të ngutshëm draftin e Haradinajt për dialogun
Drafti i kryeministrit Haradinaj, hap i ngutshëm dhe mund të jetë kundër produktiv I gjithë procesi është i filluar mbrapsht, thotë Surroi në Rubikon të KTV-së për bisedimet e zhvilluara në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, procesi deri tash nuk ka prodhuar ndonjë rezultat dhe si tillë nuk mund të prodhojë diçka të mirë. Fillimisht duhet të hartohet parimet udhëheqëse e pastaj të zhvillohet dialogu, tha Surroi, për çka Kosova ka bërë pikërisht të kundërtën duke e nisur dialogun pa parime udhëheqëse.
“Kemi marrë pjesë në një proces negociator si Kosovë pa e ditur se ku po marrim pjesë”, ka thënë ai.
Surroi e sheh të ngutshëm hapin e kryeministrit Haradinaj me hartimin e draft marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
“Kjo draft marrëveshja mund të jetë një përpjekje për racionalizim, të thuhet kështu e shohim ne marrëveshjen por prapë është një hap i ngutur dhe mund të jetë kundër produktiv. Është i ngutur sepse kurrë nuk ekziston që pala e cila ende s’ka filluar të negociojë të thotë kështu duket marrëveshje, hajde të negociojmë për marrëveshjen time”, sqaroi Surroi.
Surroi: Rezoluta për dialogun është e paqartë për Mogherinin dhe Hahnin
Rezoluta e kaluar në Kuvendin e Kosovës për bisedimet me Serbinë, sipas publicistit Veton Surroi, nuk është e qartë për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionarit Hahn.
Kjo, sipas tij, vjen si rrjedhojë e ftesës së Mogherinit drejtuar presidentit Thaçi lidhur me vazhdimin e dialogut në Bruksel.
“Nëse z. Thaci shkon në kundërshtim me Kushtetutën atëherë qartazi kemi një diskrepancë mes rezolutës dhe z. Thaci, znj. Mogherini, etj”, ka thënë Surroi.
Ndonëse, sipas Surroit përveç koordinimit mes presidentit dhe rezolutës, çështja ngrihet te mungesa e dy grupeve më të mëdha opozitare, LDK-së e VV-së.
“Çështja është se ku mbeten LDK e VV të cilat kanë një peshë të vetën politike në Kosovë dhe pa të cilat nuk mund të ketë një zhvillim konsensual. Nuk kemi të bëjmë ende me zgjidhje por një përpjekje për të gjetur zgjidhje mirëpo me sa shoh unë kemi një përpjekje që është ende në gjysmë të rrugës”, ka thënë ai.
Surroi tregon se cili ishte qëllimi i takimit me liderë partiakë
Veton Surroi e Luan Shllaku në fillim të muajit janë takuar me përfaqësues të partive politike për të ofruar ndihmën e tyre në rolin këshillues në bisedimet me Serbinë.
Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së sqaroi se synimi i tyre nuk është që të zëvendësojnë procesin politik.
“Kontributi i shoqërisë civile i cili nuk është i përfshirë në këtë proces, është i ndihmës me këshillë, ka pasur edhe gjatë javës së kaluar miq amerikanë të cilët kanë qenë më herët të involvuar në proces, që kanë ardhur dhe jemi përpjekur që bashkarish të formulojmë gjëra, kanë pasur kontakte me njerëz të ndryshëm”, ka thënë ai.
“Është një proces i cili nuk synon të zëvendësoj procesin politik, as që mundet ta bëjë e as të imponojë ndonjë proces tjetër politik por ka nevojë të krijojë një komunikim të ndërsjellë, për t’i krijuar këto parime udhëheqëse dhe pastaj për t’i transmetuar te BE dhe më vonë edhe te Serbia”, sqaroi tutje Surroi.
Surroi: Puna e Kosovës me fusnotë nuk është dashur të ndodhë fare
Publicisti Veton Surroi në emisionin “Rubikon” të KTV-së duke folur për ofertën e Bashkimit Evropian që në vend të UNMIK, Kosova në CEFTA të prezantohet me “Kosovo*”, ka thënë se nuk mund të zëvendësohet diçka që nuk është dashur të ekzistojë me diçka që nuk ekziston.
“Nuk mund të kalosh tre vjet apo pesë vjet që të diskutosh për targa në Bruksel që është humbje kohe dhe të mos diskutosh për parime, ato janë që nuk mund të kesh tregti të lirë pa njohje të ndërsjellë”, ka thënë Surroi.
“Puna e Kosovës me fusnotë nuk është dashur të ndodhë fare. Nuk mund të zëvendësosh diçka që nuk ekziston me diçka që nuk duhet të ekzistojë. I vetmi zëvendësim që mund të shkojë më tutje është Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Nëse kjo nuk i pëlqen Serbisë apo BE-s[. Atëherë atje le të shkruaj atje Serbia, këtu Kosova dhe kaq”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Borrell: Marrëveshja krijon status-quo të re në dialog, Asociacioni urgjencë

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, Deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi

Kohavision me njoftim për abonuesit e platformës “KUJTESA”

Kamberi: Kurti e Vuçiqi janë ngjitur në pushtet me qëndrime të kundërta nga ato që po i pranojnë sot

Haradinaj: Tri objektiva duhet të arrihen në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Murati ankohet për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve

Krerët e Listës Serbe i thonë Hovenierit: S’marrim pjesë në zgjedhjet në veri pa u formuar Asociacioni

Kurti thotë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiqi bënë hap të guximshëm në Ohër
