Arbëri

O’Connell: Po turpërohem sa pak zyrtarë të lartë po dënohen për korrupsion

Foto: Koha
 

I turpëruar është ndier ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, Ruari O'Connell pas prezantimit të të dhënave të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi në lidhje me integritetin e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.

Përderisa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka prezantuar mënyrën se si janë proceduar rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të profilit të lartë, nga këto të dhëna del që vetëm ish-kryetari i Komunës se Kllokotit është dënuar me aktgjykim të formës se prerë, dhe atë me kusht, raporton “Koha Ditore”.