Detaje ekskluzive nga Brukseli - Mogherini Kosovës: Nuk ka dialog pa e hequr taksën

Detaje ekskluzive nga Brukseli - Mogherini Kosovës: Nuk ka dialog pa e hequr taksën

Xhemajl Rexha 17 December 2018 22:57

Takimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës ka qenë i tensionuar gjatë gjithë kohës.

Burime të afërta me ngjarjen i kanë shpjeguar KTV-së rrjedhën e takimit në Bruksel. Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Johanes Hahn ka shkuar me vonesë në takim, ka qëndruar shkurt, ka mbajtur fjalim dhe më pas e ka lënë takimin për të njoftuar ndihmën rreth 100 milionëshe për Serbinë.

Fjalët kanë qenë të rënda si nga ana e Mogherinit ashtu edhe nga ana e palës kosovare. Si kryeministri, ashtu edhe zv/kryeministrat Behgjet Pacolli dhe Enver Hoxhaj kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj BE-së në raportin e saj me Kosovën.

Palët nuk kanë arritur të merren vesh për një deklaratë të përbashkët.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini u ka thënë përfaqësuesve të Kosovës, se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun nëse Kosova nuk e heqë taksën.

“Nëse doni të ecet përpara në këtë proces Prishtina duhet të nisë të reagojë”, u ka thënë Mogherini liderëve kosovarë, mëson KTV-ja.

Sipas burimeve, përgjigja e Haradinajt ka qenë se ky është vendim sovran i Kosovës, dhe nuk i është drejtuar BE-së, por Serbisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi18/12/2018 15:08

Taksa duhet të vazhdoj edhe ma tutje për me e sjell Serbinë që patjeter me e njoft shtetsinë e Kosovës.Ne duhet të llogarisim se sa DEVIZA përfiton Serbia vetëm përmes Kosovës MAXIMUM sepse të gjitha shtetet për rreth i kan : DENAR,KUNA,DINAR.

Shto koment

Të ngjashme