Vulin i bën thirrje KFOR-it të “çarmatosë formacionet ilegale në Kosovë”

Vulin i bën thirrje KFOR-it të “çarmatosë formacionet ilegale në Kosovë”

17 dhjetor 2018 10:53

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se BE ndaj Kosovës ndjek “politikën e karotës”, përkatësisht të shpërblimit, meqë ajo për “sjellje të këqija” vazhdimisht e ka shpërblyer, prandaj “nuk habitet se si Prishtina refuzon sugjerimet e saj”.

Ai i ka thënë Radio-televizionit të Serbisë se BE-ja duhet të marrë masa konkrete, të përdorë “politikën e shkopit”, përkatësisht nëse nuk ndodhë heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia, BE duhet të ndalë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe lëvizjen e lirë për zyrtarët e saj, transmeton Koha.net.

mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Ushtrinë e Kosovës, ministri serb Vulin nuk pret gjë. “Nga fuqitë e mëdha të KS-së pres flokulë të zakonshme, se ato e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se asgjë më tepër s’mund të bëjnë”, citohet të ketë thënë ai, pasi ka lavdëruar e u është falënderuar për përkrahje Rusisë e Kinës.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Vulin është shprehur se “është detyrë e KFOR-it të pengojë organizimin e formacioneve të armatosura në atë territor dhe se përpjekja për formimin e “formacioneve paramilitare në veri (të Kosovës) “ do të pengohej brenda disa minutash”.

“Detyra e KFOR-it është që në përputhje me Rezolutën 1244 të mos lejojë formimin e kurfarë formacioni ushtarak. A mund ta merrni me mend shfaqjen e ndonjë formacioni paramilitar në veri të Kosovës? Çfarë do të ishte reagimi i KFOR-it? Sa minuta do t’i duheshin... Pse nuk e bëjnë këtë gjë edhe tash?...” ka thënë ai, duke i bërë thirrje që të mos hezitojë në këtë drejtim, ani pse “nuk ka besim të madh në të”, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

shema17/12/2018 12:24

Vulin zyrtar i pamerituar serb me pak njohuri te politikes nderkombtare me kerkesa te nje debili paramilitar i 99 vrastar dhe trafikant organesh shqiptare ne vitet e 99 me baz ne VMA te Beligradit e sot duke i frye nje konflikti te armatosur ne veri dhe duke i rrezikuar serbet ne Kosov me rrenat e tija idioteske. Me formimin e Ushtris se Kosoves serbet ne Kosov kan mundsin te jen me te sigurt se kurdoher.

Shto koment

Të ngjashme