Ymeri: Të vetmit që e kundërshtojnë Rezolutën janë kukuvajkat e LDK-së dhe të VV-së Foto: Koha / ilustrim

Ymeri: Të vetmit që e kundërshtojnë Rezolutën janë kukuvajkat e LDK-së dhe të VV-së

16 December 2018 14:29

Deputeti dhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka deklaruar se po ta lexonin Rezolutën dhe ligjin edhe Albin Kurti e Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty.

Ai i ka quajtur Kurtin e Mustafën “kukuvajka”, ndërsa ka sqaruar se delegacionin shtetëror do ta bashkëdrejtojë opozita, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

“Brenda delegacionit vendimet do të merren me unanimitet dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve. Raporti mes Koalicionit qeveritar dhe Opozites/Shoqërisë civile në Delegacion është 7 me 5. Ky proces është në dorë të Opozitës. Po ta lexonin Rezolutën dhe Ligjin edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty. Nuk ka marrëveshje pa njohje”, ka shkruar ai në Facebook.

Ymeri thotë se dy liderët opozitarë, Kurti e Mustafa, janë të vetmit që po e kundërshtojnë këtë rezolutë, ndërsa ka thënë se ata janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat.

“Në të vërtetë jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend. Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat. Të strukur në rehatinë e zyrave e shtëpive të tyre që vajtojnë për legjitimitetin e munguar, me një ligjërim që lëngon nga formalizmi absurd. Thua ti, atë që ata e quajnë legjitimitet garanton marrëveshje të dobishme për Kosovën. Ç’marrëveshje? Sikur ajo për Zajednicë? Pa kurrfarë përfitimi për Kosovën”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme