Arbëri

Gjatë vikendit në Kosovë, mot i ftohtë dhe me borë

Gjatë vikendit në Kosovë, mot i ftohtë dhe me borë
Foto: Ilustrim/Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se këtë vikend, do të vazhdojë të mbetet situata meteorologjike jostabile.

‘Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.