Simiq: KFOR-i t'i drejtojë forcat në jug

Simiq: KFOR-i t'i drejtojë forcat në jug

13 December 2018 14:39

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi sot për TV Most, se nëse KFOR kujdeset për sigurinë e serbëve, por edhe mandatin që i është besuar nga Rezoluta 1244, ai duhet t'i drejtojë forcat e veta në jug dhe në zonat serbe, dhe jo ndaj Serbisë, transmeton KsP.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq konfirmoi sot në Beograd se një kolonë e madhe e automjeteve të KFOR-it, e cila përfshin automjete për thyerjen e barrikadave dhe bllokadave, hyri në veri të Kosovës.

Ai theksoi se kjo, përveç formimit të shpallur të Ushtrisë së Kosovës, gjithashtu ‘sjell frikë në mesin e popullatës serbe’.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme