Studentët kanë rinisur sot protestën në ditën e tetë radhazi, ku kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Studentët e ndarë në dy grupe, janë vendosur përpara Ministrisë së Arsimit, si dhe Kryeministrisë.
Protesta e studentëve nisi më 4 dhjetor me kërkesën kundër tarifës për provimet e prapambetura, ndërkohë që më pas ata kërkuan edhe përgjysmim të tarifës së studimit, rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, rritje të përfaqësisë së studentëve në bordin e administrimit, mbështetjen e studentëve për kërkime shkencore, mbështetjen e studentëve të doktoraturës me fonde, përmirësim i kushteve të konvikteve, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë si dhe pajisjen e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-2019.