Arbëri

Çfarë tha Haradinaj për Mogherinin, Specialen dhe masat ndaj Serbisë

Foto: Alban Bujari

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është bërë nami se disa nga ish-bashkëluftëtarët e tij janë ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale. Kryeministri e ka quajtur të papranueshme deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj u është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të përfaqësueses së lartë të BE-së, Feredica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë, raporton KTV.