Arbëri

Ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për të miturit

Ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për të miturit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë për Trupat Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që të ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeçare.

Shala ka thënë se me këtë urdhëresë obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatorët ekonomikë, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike.