Arbëri

Rriten eksportet e Shqipërisë me Kosovën

Rriten eksportet e Shqipërisë me Kosovën

Tiranë, 11 dhjetor - Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës kanë shënuar një rritje progresive, bën të ditur ATSH.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, bën të ditur se gjatë muajit nëntor 2018, volumi i mallrave “Made in Albania” drejt Kosovës është rritur me 33 mijë tonë, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte, krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.