Vllasi: Kosova ndoshta e heq taksën për Bosnjë e Hercegovinë

Vllasi: Kosova ndoshta e heq taksën për Bosnjë e Hercegovinë

07 dhjetor 2018 14:54

Politikani dhe avokati kosovar Azem Vllasi ka deklaruar për vijesti.ba se taksa 100 % për mallrat e Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës nuk janë të mira, por janë masa marrë nga detyrimi.

Sipas njohurive të tij, Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësinë që Federate e B e H-së të përjashtohet nga kjo masë.

“Më vjen keq për B e H-në, por nga Sarajeva s’e kemi dëgjuar qoftë dhe një fjalë publike që ky shtet të ketë ndaj Kosovës qëndrimin që e kanë shtetet tjera të krijuara nga ish- Jugosllavia”, ka thënë Vllasi, transmeton Koha.net.

Madje as regjimi i vizave nuk po hiqet, shtoi ai dhe theksoi se “B e H po sillet në mënyrë më rigide se sa Serbia, sepse me të, të paktën, e kemi të rregulluar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, e po do ta shesë mallin e vet në Kosovë”, ka thënë ai.

Vllasi ka shtuar se Kosova me të gjitha shtetet e krijuara nga ish - Jugosllavia ka marrëdhënie normale.

“E di se për këtë vendim në Sarajevë duhet të pyeten ata të entiteti në RS. Por, nëse politikanë e korpusit boshnjak e kroat mendojnë se me heshtjen për Kosovën mund të blenë heshtjen e atyre në RS të cilët hapur flasin kundër B e H-së dhe mohojnë shtetësinë e saj, shihet se nuk kanë të drejtë. Kot që heshtin për Kosovën” ka thënë Vllasi.

“Sa e di unë, Qeveria e Kosovës po përpiqet të gjejë zgjidhej me të cilën Federate Bosnjës e Hercegovinës do të përjashtohej nga taksa 100 %, porse kjo në fund të fundit varet nga Sarajeva” , ka përfunduar Vllasi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

musa 11/12/2018 15:07

Pse ta heq taksen ndaj Bosnes? Kur bosna është edhe më anti shqipëtare se serbia?! Qe besa edhe ty (Vllasit) të djeg për bosancit se goxha ta lidh me ta!

Shto koment

Të ngjashme