Arbëri

Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi

Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se Tahiri e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe për miratimin e agjendës legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.