Arbëri

Hoxhaj: Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës për të krijuar panik.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi sot me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Serbia përsëri po vazhdon propagandën agresive kundër Kosovës përmes mediave të kontrolluara për të krijuar panik. Këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Si anëtare e ardhshme e NATO-s, shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur vetëm sa do të garantonte paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar ai.