Senatori republikan Eliot Engel ka thënë se është i zhgënjyer me komisionarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn për deklaratën se liberalizimi i vizave është shtyrë deri në vitin 2020.
Në një postim në Twitter, Engel ka thënë se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim.
“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter.
RM @RepEliotEngel: I'm disappointed by EU Commissioner Johannes Hahn saying visa liberalization for Kosovo will be delayed again. Kosovo has done everything the EU has asked. Denying visa liberalization now is a betrayal of promises the EU made. https://t.co/HlJg7SYWAD
— House Foreign Affairs Committee Democrats (@HFACDemocrats) December 4, 2018
-
Engel, letër institucioneve të BE-së: Të zbatohet liberalizimi i vizave për Kosovën
-
Von Cramoni për vizat: Ndaj frustrimin me gjithë kosovarët që vuajnë nga kjo padrejtësi
-
Varhelyi përmend një udhërrëfyes për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit
-
Eurodeputeti austriak Mandl thotë se duhet të hiqen vizat për qytetarët kosovarë
-
Gjermania do liberalizim vizash, por çelësin e mban Franca