Arbëri

Pozita bojkoton seancën e opozitës të thirrur për dështimin e liberalizimit të vizave

Deputetët e AAK-së, PDK-së dhe Nismës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

KTV raporton se deputetët e pozitës nuk duan të marrin pjesë në këtë seancë. Deri më tani në sallë përveç deputetëve opozitarë, janë edhe dy nga pozita: Nait Hasani i PDK-së dhe Milaim Zeka i Nismës.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita të mbahet me fillim prej orës 16:00, raporton KTV.

Kjo seancë është thirrur nga opozita lidhur me “Dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.

Dje ishte konfirmuar se në orën 17:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit për pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 13 shtator, 18 dhe 31 tetor, 2,7 dhe 23 nëntor 2018.