Arbëri

Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike

Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe zëvendësministrin e Financave, Fatmir Gashi, kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, ZRRE-së, KEDS-it dhe KOSTT, me të cilët ka diskutuar për situatën energjetike në vend dhe zhvillimet e ditëve të fundit, transmeton Koha.net.

Kryeministri ka shprehur shqetësimin për situatën energjetike të ditëve të fundit dhe ka kërkuar një mobilizim maksimal të të gjithë akterëve përgjegjës për stabilitet të furnizimit me energji elektrike të amvisërive dhe bizneseve në Kosovë.