Bahtiri i kërkon Qeverisë ta bashkojë Mitrovicën, PDK këtë e quan ide të rrezikshme të Vetëvendosjes

Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës është e drejtë e qytetarëve

Donika Voca Gashi 30 November 2018 11:36
12:19

Psi kuvendi komunal i Mitrovicës ka miratuar kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë me qëllim bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri ka dalë në një konferencë për media, raporton KTV.

“Sot me propozimin tim, dhe unë mendoj se kjo është e drejtë e qytetarëve, iniciativa për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë duhet të dërgohet në qeveri. Pastaj dhe ajo do ta përgatisë ta çojë në Kuvend. Kërkoj nga Kuvendi ta realizojë këtë kërkesë tonën pasi që kemi bërë të pamundurën që të bashkëpunojnë me veriun por ajo nuk ka ndodhur”, tha në konferencë Bahtiri dhe përfundoi se Republika do të shtrihet në gjithë territorin e saj.

11:59

Miratohet propozimi i Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Sot në Mitrovicën jugore, me propozmin e kryetarit të saj Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja në të cilën është kërkuar që Qeveria e Kuvendi I Kosovës t’i fillojnë procedurat e bashkimit të pjesës jugore të qytetit me atë veriore, raporton KTV.

Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri.

Të gjitha partitë i kanë dhënë mbështetje nismës së Bahtirit përveç PDK-së e cila ka kërkuar që kësaj nisme kanë kërkuar t’i bashkohem edhe disa pika si lirimi i urës, ndërtimi i xhamisë lirimi i spitalit kthimi i pronave.

11:36

Bahtiri i kërkon Qeverisë ta bashkojë Mitrovicën, PDK këtë e quan ide të rrezikshme të Vetëvendosjes

Agim Bahtiri sot kam thirrur një mbledhje urgjente që të kemi një debat për t’i propozuar qeverisë së Kosovës që të nisë inicimin e procedurës për të ndryshuar ligjet që kanë mbajtur të ndarë Mitrovicën, raporton KTV .

Në këtë mbledhje ai ka thënë se kërkesa e qytetarëve si në veri ashtu dhe në jug ka qenë i kamotshëm sepse janë ndarë pa dëshirë por duke pas parasysh planin e Ahtisaarit. Prej ardhjes në krye të komunës në vitin 2013 jam munduar të punoj bashkë më kryetarin e veriut për t’i ndihmuar atij që të qeveris. Kam pas çdo herë kërkesë para ndërkombëtarëve dhe qeverisë që shqiptarët e veriut të trajtojnë si qytetarë që e njohin dhe punojnë në të mirë të vendit e sidomos veriut. Mirëpo, Rakiq ka qenë ai i cili nuk ia përfillur kërkesat e mia dhë të qytetarë shqiptarë.

Ai në vazhdim tregoi 15 mijë banorë janë të shpërngulur nga veriu duke i lënë pronat e tyrë të djegura dhe a ka më vështirë së të jesh refugjatë në komunën tënde

Ai tregoi se që 2004 është djegur fshati Frashër por e kemi ndërtuar.

U bëj thirrje të gjithë serbëve dhe të tjervë që ata që kanë jetuar në jug të kthehen pasi do të jenë të barabartë.

Donjet Bislimi i PDK-së tha se ndodhemi sot këtu për të diskutuar rreth një çështje delikate. PDK gjithmonë ka qenë për bashkimin e Mitrovicës por fillimisht duhet ta ngremë një pyetje: Kush realisht është pas kësaj ideje, kryetari i Mitrovicës apo Vetëvendosja.

“Por frikësohemi se është e Vetëvendosjes. Dhe kjo ide është e rrezikshme në këtë kohë të hapët kjo temë. Vetëvendosje rrezikon ta çojë Kosovën drejt ndarjes. Keni rënë në grackën e VV. Të gjithë e dijmë se kufiri mes me pakon e Ahtisaarit.

Përfaqësuesi  i LDK-së tha se edhe ne e mbështesim këtë unifikim të qytetit në një komunë. Kjo iniciativë është konform ligjit. Konsideroj se vullneti i partive është që të bëhet unifikimi. Qeveria dhe Kuvendi duhet të shpallin zgjedhjet dhe gjithsesi në këtë pjesë na mbetet që të marrin hapa është iniciativë e mirë po frikësohem se do te mbetet e tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kosovari07/12/2018 10:31

Nuk po e di a jane kaq te marr keta politikanet tane apo vertet po mendojne qe populli eshte I marr. Bashkimi i Mitrovicës është e drejtë e qytetarëve - çfare zbullimi epokal. Si eshte e mundur qe nuk na u ka kujtuar me heret, po doli Agimi e na tregoje.

I Mitrovicsi 04/12/2018 11:06

He luja Agim luja.... e tash a vjen Shakira...

Shto koment

Të ngjashme