Arbëri

Bushati në Plavë e Guci, premton vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë

Bushati në Plavë e Guci, premton vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës që zhvilloi në zyrat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë dhe Guci ka premtuar vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë, Shqipëria.

“I sigurova për vëmendjen e vazhdueshme të shtetit amë, si nxitës dhe garantues kryesor i të drejtave të tyre në Malin e Zi. Ne do të vijojmë mbështetjen e pakursyer të faktorit politik shqiptar”, theksoi ministri Bushati i cili po zhvillon një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi.