Arbëri

Projektligjet për FSK-në kalojnë në të gjitha komisionet

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar tri projektligjet e transformimit të FSK-së, të cilat i japin kompetenca shtesë duke e bërë ushtri mbrojtëse.

Pas komisionit, projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, do të dërgohen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, e cila do të caktojë datën se kur do të jenë në seancën plenare.

Projektligjet që kanë kaluar në lexim të parë, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do miratohen në mes të muajit dhjetor.