Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sërish debat për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq edhe sot do të mbajë mbledhje.

Sipas rendit të ditës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu do të dëshmojë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.

Herën e kaluar dy krerët e shtetit nuk u paraqitën në Komison për të raportuar.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.