Arbëri

Veseli: Këtë vit do ta kemi Ushtrinë e Kosovës

 

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, diku kah mesi i muajit dhjetor.

I pyetur nga gazetarët lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.