Arbëri

Izraeli ka refuzuar ofertën e Thaçit

 

Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës edhe pse Hashim Thaçi Qeverisë së Benjamin Netaniahut i ka dhënë një ofertë të mirë. Nëse Izraeli e njeh Kosovën, Prishtina si kompensim do ta hapë Ambasadën në Jerusalem.

“Pozicioni ynë është krejtësisht i qartë. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe për aq sa e di unë, nuk ka arsye që të ndryshojë qëndrimi ynë. Izraeli është shumë i vetëdijshëm se sa e ndjeshme është kjo çështje për Ballkanin”, citon vestinet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme t ë Izraelit Emmanuel Nason.