Arbëri

Beogradi ngre alarmin për mungesë ilaçesh në Veri, ndonëse në Kosovë janë me bollëk

Beogradi ngre alarmin për mungesë ilaçesh në Veri, ndonëse në Kosovë janë me bollëk
Foto: Ilustrim
 

28 nëntor – Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, i ka thënë sot RTS-së se në qendrat shëndetësore në Kosovë (e ka fjalën për pjesën veriore – v.j) ka ilaçe në sasi të mjaftueshme, porse do të ketë problem të madh nëse Prishtina nuk ndërpret taksat ndaj importit nga Serbia, transmeton Koha.net.

Llonçar ka kritikuar organizatat ndërkombëtare, si Mjekët pa kufij, të cilët janë kujdesur nëse ka ilaçe të mjaftueshme për migrantët që kalonin nëpër Serbi, ndërsa tash s’e kanë çelur gojën për serbët në Kosovë.