Arbëri

Gjykata e Kosovës në Mitrovicën e veriut ndërpret punën

Mitrovicë, 27 nëntor – Të punësuarit në Gjykatën e pjesës veriore të Mitrovicës sot kanë vendosur të ndërpresin punën në shenjë solidariteti me qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët po protestojnë kundër taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve FoNet.

Kyretari i kësaj gjykate, Nikolla Kabashiq u ka dërguar letër shefave të misioneve ndërkombëtare dhe disa ambasadave me ndikim në Kosovë, nga të cilët kërkohet që të përdorin autoritetin e tyre dhe të ndikojnë në autoritetet e Prishtinës që tëç ndryshojnë qëndrimin e vet në mënyrë që situata në Kosovë të normalizohet dhe ata të rikthejnë besimin ndaj popullatës serbe.

Të punësuarit, siç theksohet, kanë kërkuar nga kryetari i gjykatës që bashkë me autoritetet e Serbisë të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në sistemin e gjyqësorit të Kosovës, institucionet e të cilës, sipas tyre, po shkelin sistematikisht të drejtat dhe liritë e popullit serb.