Arbëri

KEDS-i vazhdon të ankohet, thotë se po importon gjysmën e rrymës në vend

KEDS-i vazhdon të ankohet, thotë se po importon gjysmën e rrymës në vend
Foto: Koha / ilustrim
 

KEDS/KESCO, përmes një njoftimi dërguar mediave, thotë se situata me energji elektrike vazhdon të jetë jo-stabile që nga e mërkura e javës që lamë pas.

Edhe pse për momentin nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, KEDS-i thotë se ende sistemi energjetik ballafaqohet me prodhim të pakët vendor i bazuar në vetëm dy blloqe, A4 dhe B2, si dhe i varur nga importi i cili vazhdon të mbulojë rreth 50% të konsumit.