Përurohen shtatoret e tre liderëve historikë - Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit Foto: Ilustrim

Përurohen shtatoret e tre liderëve historikë - Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit

24 November 2018 23:06

Të dielën, me fillim nga ora 15:00, në hapësirën e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet ceremonia e zbulimit të shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Në këtë ceremoni, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo ngjarje është e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme