Arbëri

Kusari Lila kërkon llogari nga Qeveria për dështimin në Interpol

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se në seancën e nesërme të jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës, nëse për asgjë tjetër, duhet të jap llogari për dy gjëra.

“1. 8 (tetë) shtetet që e njohën Kosovën dhe votuan KUNDËR saj për anëtarësimin e saj në Interpol dhe 2. Shpenzimin e 1.2 milion Eurove të ndara vetëm një muaj më parë për “lobim” për anëtarësim në Interpol”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Dështimet e njëpasnjëshme të shtetit dhe diplomacisë sonë nuk duhet ta mbulojnë njëra-tjetrën, në të kundërtën, duhet të adresohen tani me emër, përgjegjësi dhe çmimin të cilin po e paguan shteti i Kosovës si pasojë e dështimeve të vazhdueshme”, potencon Kusari-Lila.

Në Asamblenëe Përgjithshme të Interpolit, të mbajtur në Dubai, gjatë ditës së djeshme Kosova dështoi të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e saj.