Arbëri

Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë
Foto: Ilustrim/Koha

Inspektorati Policor i Kosovës më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.