Arbëri

Haradinaj thotë se Gjermania dëshiron ta fusë Kosovën në hartën e tyre të aktiviteteve kulturore

Descriptive Text

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “TAPE THAT”, komunitet ky që ka për qëllim të shfaqë talentet kryesorë të kësaj forme të artit me shirita që mund të përdoren si një medium artistik, e që u organizua nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Haradinaj,siç njofton komunikata nga kryeministria, tha se kjo ngjarje për të është diçka e re dhe se ndihet mirë që në këtë rast, Gjermania dhe ambasadori Christian Heldt, e kanë sjell në Kosovë një mënyrë të re të të bërit art, i njohur si “Tape That”, duke thënë se kjo është edhe një dëshmi për dëshirën që të Kosova të kyçet në këto trende.

“Besoj se kjo është nxitje edhe për artistët tanë, ne kemi shumë artistë të zot, të mirë. Jam i bindur që edhe në Kosovë do të ketë po ashtu që do të bëjnë këtë lloj arti, por edhe artet e tjera”, tha duke shtuar se kjo është një ngjarje e mirë, sepse po bëhet përpjekje për kyçjen e Kosovës në të gjitha rrethanat e jetës.

Haradinaj, duke folur për performancën e artistëve gjermanë të rrymës së artit “TAPE THAT”, Cedric Goussanou dhe Nicolas Lawin, tha se shpreson që edhe artistët tanë të gjejnë mënyra të lidhen me artistë të tjerë, pasi sipas tij, shihet se është një dëshirë e Gjermanisë që ta fusë Kosovën në hartën e aktiviteteve kulturore që ata e bëjnë, e që është shumë mirë.

Ndërkaq, ambasadori gjermanë në Kosovë, Christian Heldt, falënderoi Teatrin Kombëtar të Prishtinës, Filarmoninë e Kosovës dhe të gjithë të tjerët, duke thënë se ka admirim të madh për njerëzit të cilët, luftojnë për të dhënë sa më shumë qasje në jetën kulturore këtu në Prishtinë.