Arbëri

MBPZHR ekzekuton subvencione në vlerë rreth 7.7 milionë euro

Foto: Ilustrim
 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka bërë ekzekutimin e pagesave direkte në vlerë prej 7 milionë e 660 mijë e 607 euro për listën e fundit të përfituesve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2018.

Në kuadër të listës së fundit, pagesat janë ekzekutuar për 6163 fermerë përfitues të sektorit të blegtorisë, si dhe për përfituesit e pagesave direkte për sipërfaqe dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë për TM2, transmeton KP.