Arbëri

TMK-ja bllokon Ministrinë e Punës

Janë duke protestuar brenda godinës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, shtetas që deri tash kanë gëzuar njëkohshëm pensione si ish-pjesëtarë të TMK-së dhe ato të veteranit të UÇK-së.

Sipas burimeve të Kohës Ditore protesta është duke u mbajtur brenda hollit të ministrisë, shkaku se njëri pension iu është ndalur.

"Raporti i auditorit ka gjetur se kemi të bëjmë me shkelje ligji, meqë iu janë dhënë nga dy pensione. Pas publikimit të raportit, pensioni si ish-pjesëtarë të TMK-së iu është ndalur. Meqë tash nuk po i realizojnë dy pensione, kanë ardhur në protestë brenda Ministrisë", ka thënë ky burim./B.Krasniqi/